Arrestohet i riu që shiste drogë në Laprakë

Droga e sekuestruar


Arrestohet i riu që shiste drogë në Laprakë

13:48 25/11/2020

Policia e Tiranës ka arrestuar një 24-vjeçar për trafikim të lëndëve narkotike, i cili është me precedentë të mëparshëm penal.

Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se ka sekuestruar  disa doza me lëndë narkotike kanabis dhe një shumë parash të dyshuara.

Sipas autoriteteve 24-vjeçari O.N. shiste drogë me doza të vogla në zonën e Laprakës në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik dhe të mjedisit përreth u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 41 doza me lëndë narkotike kanabis, gati për shitje, si dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale./tvklan.al






Të ngjashme