Pas videos të publikuar nga Tv Klan ku shfaqej një qytetar teksa përplasjes fizikisht me një efektiv të komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, kanë reaguar uniformat blu.
Përmes një njoftimi zyrtar, policia thotë se ka vënë në pranga 31 vjeçarin, Florjan Koçeku që shfaqet në pamje, që pasditen e së martës në rrugën “Sotir Caci” u përlesh me grushte me efektivin.
Ndonëse në pamjet e siguruara, duket vetëm momenti kur i riu përplaset me punonjësin e Rrugores, policia thotë se kjo situata ka ardhur pasi efektivi i ka bërë shenjë ndalimi automjetit me të cilin lëvizte i riu.
Shkak janë bërë disa lëvizje të pakontrolluara që ai ka kryer me automjetin e tij tip Mercedez Benz, që shfaqet dhe në video.
31-vjeçari, Koçeku jo vetëm ka refuzuar t’i bindet urdhrit, por ka vijuar lëvizjen duke e tërhequr punonjësin e Policisë, për disa metra, duke i rrezikuar jetën.
Pasi ka arritur të ndalojë automjetin së bashku me shoferin pas disa metrash, policia thotë se efektivi është goditur me grusht nga i riu, duke i shkaktuar dëmtime në trup efektivit.
Tv Klan