Policia e Durrësit ka vendosur në pranga Eridon Kapllanin 25 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim pas operacionit “Fast”, ku u sekuestruan drogë dhe armë brenda një makinë dhe ku u ndalua një punonjës i Komandës së Forcave Detare.

Më 14 Qershor 2016, në lagjen Nr.13, Plazh, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Fiat, me drejtues Arjan Tabaku, u gjetën dhe rreth 10  kg lëndë narkotike e dyshuar e  llojit Cannabis Sattiva, një trup pistolete bashkë me tytën dhe fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Policia arriti të arrestonte Arjan Tabaku, 49 vjeç, banues në Krujë dhe Romin Davidhi, 28 vjeç, punonjës në Komandën e Forcave Detare, ndërsa Eridon Kapllanin ishte shpallur në kërkim si bashkëpuntor./tvklan.al