Ilir KupaPolicia e Tiranës ka njoftuar për arrestimin e Ilir Kupës, i cili u arratis nga burgu i Trikalës së bashku me një grup shqiptarësh të tjerë më 22 Mars të vitit të kaluar.

Kupa arriti ti shpëtojë ndjekjes së policisë greke pas një përplasje me armë me 21 Korrik të këtij viti ku mbeti i vrarë shoku i tij, Marjan Kola.

27 – vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Interpoli pas dyshimeve se kishte kaluar në territorin shqiptar. Ai akuzohet për një sërë veprash penale, për të cilat vuante dënimin në Greqi.

 

redaksia/tvklan.al/E.Gjoni