Një në kërkim, 7 të tjerëve u ndalohet largimi nga vendi

Vihet në pranga ish-Drejtori i Postës Shqiptare për degën e  Korçës, si dhe një zyrtar tjetër i këtij institucioni. Policia e qytetit juglindor ka arrestuar 41-vjeçarin Valter Gora, i cili ka mbajtur detyrën e drejtuesit të institucionit dhe Albano Bibo specialisti i sigurisë.

Këta zyrtarë akuzohen për shpërdorim detyrim pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë falsifikonin kontratat e qiramarrjes së ambienteve të cilat do të përdoreshin nga Posta Shqiptare në filialet Korçë, Maliq dhe Pogradec.

Ish-drejtori Valter Gora, ka përfituar shuma të konsiderueshme, në mënyrë direkte ose indirekte. Hetimet kanë zbuluar se një shumë prej 23.5 milionë lekësh të reja ka qenë e pajustifikuar në shpenzimet e institucionit.

Sipas policisë në këtë rast është përfshirë edhe një 39-vjeçar banues në fshatin Vërdovë të Pogradecit, i cili është shpallur në kërkim. Gjithashtu u është ndaluar me vendim gjykate dalje jashtë vendit 7 personave punonjës të postës Shqiptare në Korçë Kjo masë është vendosur për Adriana Koxherin, Kamela Myrten, Anila Koroveshin, Bardhyl Panen, Elona Galon, Bledian, Çoçkën dhe Ermira Moravën.

Tv Klan