Policia njoftoi sot arrestimin e ish – kryetarit të Komunës së Bërzhitës, Genci Drita. Ai ishte shpallur në kërkim, pasi 6 muaj më parë gjykata e dënoi me 5.4 vjet burg.
42-vjecari është dënuar për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Ai u akuzua për marrjen e 4500 eurove për dhënien e një lejeje parkimi për një nga hotelet e zonës.
TV Klan