Ish-polici Renato Avdyli është dorëzuar dy ditë më parë në Drejtorinë e Vlorës. Ai ishte shpallur në kërkim prej 3 vjetësh si prestar në një grup të strukturuar kriminal i cili kultivoi në Treblovë të Vlorës më shumë se 2.4 ton kanabis. Mbi ish-efektivin rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës, pasi nuk ka raportuar mbi parcelat e hashashit të kësaj zone. Mësohet se për dorëzimin e tij është negociuar me familjarët. Ai fillimisht u hetua si pjesë e grupit kriminal, por më pas dosja u dërgua në Vlorë nga Krimet e Rënda për moskompetencë.

Në Tetor të 2016 në një aksion të policisë ku përveç sasisë së madhe të drogës së sekuestruar u shkatërrua edhe mijëra rrënjë kanabis të mbjella. Në Prill të 2018 Gjykata e Dhkallës së Parë për Krimet e Rënda dënoi me 19 vite e 6 muaj burg katër persona të cilët u arrestuan si kultivues të këtyre parcelave.

Me 6 vite heqje lirie u dënua Taulant Haxhiraj, 5 vite e 4 muaj u dhanë për Shkëlqim Koçiaj dhe Marios Bajramin. Ndërsa 2 vite e 8 muaj burg u për Xhovalin Bacon. Sipas prokurorisë këto parcela ishin pronë e vëllezërve Moisi dhe Florian Habilaj, nga ku filloi hetimi në Shqipëri për këtë grup kriminal.

Tv Klan