Ish-regjistruesi i zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme në Lezhë është vënë në pranga nga autoritetet policore. 31-vjeçari me iniciale E.S ishte në kërkim në kuadër të operacionit policor “Vol-Vo 4”, i zhvilluar në Tetor të vitit 2018, ku u godit një grup i strukturuar kriminal në fushën e krimit ekonomik.

Për të Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda kishte caktuar masën e sigurisë arrest në burg në mungesë. 31-vjeçari akuzohet për disa vepra penale, si  shpërdorim detyre, falsifikimi i dokumenteve, falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve, shpërdorimi i tokës, në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, grupi i strukturuar kriminal, kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal./tvklan.al