Dekonspironte aksionet anti-kanabis

Policia e Shkodrës ka arrestuar një ish-efektiv të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të shpallur në kërkim për shpërdorim detyre.

Në pranga ka rënë Ardian Loci, 48 vjeç, banues në lagjen “Skenderbeg” të këtij qyteti.

Në kohën që ai shërbente si shofer pranë FNSH-së ka dekonspiruar një operacion anti-kanabis në vitin 2017.

Gjykata e Apelit në Shkodër e ka dënuar me 1 vit e 10 muaj burg.

Tv Klan