Shpëtim Hyseni, ish-trajner i një skuadre futbolli në Lezhë, është kapur nga uniformat blu në Komunën e Parisit në Tiranë.

Në vitin 2016 kur ishte trajner i skuadrës së futbollit, 55-vjeçari i ka marrë një personi një shumë parash me premtimin që do ta bënte pjesë të skuadrës së futbollit.

Ai ishte shpallur në kërkim pasi pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al