Ish-presidenti i Barcelonës nisi fushatë shpifjesh kundër lojtarëve

Furtunë arrestimesh te gjiganti i futbollit spanjoll, Barcelona.

Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, njësiti “Mosses” i policisë vendase kreu një bastisje të zyrave të klubit katalanas, duke dërguar në pranga zyrtarë të lartë të klubit.

Mes të arrestuarve është edhe ish-presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ndërkohë që në pranga kanë rënë edhe CEO i Barcelonës, Oskar Grau, shefi i shërbimeve juridike, Roman Gomez Ponti dhe këshilltari i Bartomeu, Jaume Masferrer.

Arrestimi ka të bëj me fushatën “Barcagate”. Sipas asaj që raportojnë mediat, Bartomeu ishte nismëtari i një fushatë shpifjesh për njerëz dhe subjekte që nuk lidhen me bordin e drejtorëve të Josep Maria Bartomeut.

Në këtë skandal u përfshinë profilet e futbollistëve si Lionel Messi dhe Gerard Pique si dhe ato të familjarëve të tyre.

Këto të fundit ishin kritik ndaj mënyrës se si po menaxhohej situata në klub, ku në shenjestër kishte përfunduar presidenti, Bartomeu.

Klan News