Policia ka arrestuar juristin e Hipotekës së Korçës, Elvis Gjata për shkak se merrte para duke mashtruar qytetarët.

Juristi Gjata merrte para për të ndërhyrë në disa çështje penale gjyqësore, duke mashtruar disa persona nga Librazhdi. Policia thotë se ai ka përfituar 8 mijë Euro përmes mashtrimit.

Arrestimi i juristit të Hipotekës u bë gjatë mbrëmjes së të enjtes nga policia e Korçës. Gjata u denoncua nga personat e mashtruar dhe pas hetimit, prokuroria lëshoi urdhërin e arrestit.

Njoftimi i Policisë së Korçës: 

Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasit:

Elvis Gjata, 31 vjeç, banues në Korçë.

Si edhe filloi procedimi penal dhe u bë shpallën në kërkim shtetasit E.F, 32 vjeç dhe K.G, 30 vjeç, të dy banues në Korçë. Pasi këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, nëpërmjet mashtrimit, dyshohet se në muajin maj të vitit 2018, i kanë përvetësuar shumën prej 8000 Euro, me qëllim zgjidhjen e një problemi gjyqësor, shtetases D.H, 36 vjeçe, banuese në Librazhd. Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë bazuar në nenin 143/2 të Kodit Penal. 

/tvklan.al