Policia e Fierit ka arrestuar ish-juristin e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të këtij qyteti. Ervis Bregasi 32 vjeç ishte shpallur në kërkim në Maj të vitit 2018 për akuzën e korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Gjykata e Fierit ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë. Juristi Ervis Bregasi ishte denoncuar në media pasi kishte kryer një akt korruptiv.

Përveç hetimit penal, Ministria e Drejtësisë e shkarkoi atë menjëherë nga detyra. Në muajin Maj, Ministria urdhëroi gjithashtu inspektimin e të gjitha dosjeve të ndjekura nga ky nëpunës, për të verifikuar ligjshmërinë e veprimeve të tij.

/tvklan.al