Në Sarajevë është arrestuar të mërkurën Drejtori i Agjencisë Informative dhe të Sigurisë të Bosnje Hercegovinës, Osman Mehmedagiq. Media boshnjake bën të ditur se ai dyshohet për shpërdorim të detyrës, falsifikim dokumentesh dhe pastrim parash.

Në fillim të muajit, policia kishte bastisur mjediset e selisë së Agjencisë. Në 2019-n Mehmedagiqit i ishte shpallur e pavlefshme diploma e studimeve të kryera në Banja Lukë në vitin 2007, por më pas ai kishte dorëzuar dy diploma të tjera, të Universitetit Amerikan dhe Fakultetit Juridik të Sarajevës.

Prokurorët po mundohen të zbardhin këtë për shkak se i dyshuari, më herët, në CV-në e tij nuk e kishte përmendur diplomën e Universitetit Amerikan në BeH, pronari i të cilit, Denis Përciq, po ashtu, është vënë në gjendje arresti për shpërdorim detyre e falsifikim të dokumenteve zyrtare.

Klan Macedonia