Kryetari i Komunës së Ulqinit, Ljoro Nrekić, është vënë në pranga nga autoritetet në Malin e Zi. Ai është arrestuar si i dyshuar për punësime partiake. Po ashtu, përveç tij, u vunë në pranga edhe 4 persona të tjerë.

Ata janë Sead Osmanović, sekretar për Financat; Mustafa Gorana, sekretar për Shërbimet dhe Mbrojtjen e Mjedisit, Saubih Mehmeti, drejtori i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit si dhe Milazim Mustafa, drejtues i Policisë Komunale dhe ish-kryetar i Këshillit Komunal të Ulqinit.

Mediat malazeze njoftojnë se urdhër arrestet janë firmosur nga Prokuroria Themelore e Shtetit. Ndër të tjera ata akuzohen edhe për shpërdorim detyre./tvklan.al