Një grua 64-vjeçare u arrestua nga autoritetet policore në Tiranë, pasi akuzohet për mashtrim.

Në një njoftim zyrtar për mediat, thuhet se e dyshuara me iniciale V. P., u arrestua pas kallëzimit të bërë nga disa pronarë biznesesh, sipas të cilëve, 64-vjeçarja nëpërmjet mashtrimit, kishte përvetësuar fondet e tyre për përfitime personale, duke u prezantuar si përfaqësuese e një organizate të huaj.

“Kjo shtetase prezantohej si përfaqësuese e një organizate të huaj dhe duke përdorur emrin e organizatës, mashtronte duke përvetësuar shuma të konsiderueshme parash nga biznesmenë të ndryshëm, të cilëve u premtonte financime në projekte të mëdha ndërtimi“, sqaron policia në një njoftim për mediat.

Gruaja akuzohet për mashtrim, fshehje të të ardhurave dhe mospagimi i taksave dhe tatimeve./tvklan.al