Drejtori i Policisë së Tiranës njoftoi arrestimin e Mexhit Picarit, personit i cili mesditën e kësaj të premteje vrau me armë zjarri ish-dhëndrin Kudret Saliaj dhe plagosi avokatin e tij Adriatik Cama.

“Ajo që doja të ndaja me ju, si rezultat i kontrolleve të shpejta u bë e mundur kapja e autorit dhe shoqërimi i tij në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Për hollësi të tjera do t’ju njoftojmë më pas. Autori ka pasur një proces të gjatë divorci me bashkëshorten e saj. Bashkëshortja e vet ka qenë e arrestuar për probleme të dhunës në familje, kështu që po bëheshin seancat për divorc, në këto kushte babai i vajzës ka vrarë ish-dhëndrin e vet. Gjatë kësaj ngjarjeje është plagosur edhe avokati i cili ishte në tavolinë bashkë me viktimën”, tha kreu i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj në një prononcim për gazetarët nga vendi i ngjarjes.  

Jaupaj konfirmoi po ashtu se në vendin e ngjarjes ka pasur dëshmitarë okularë. “Është dokumentuar plotësisht autorësia”, shtoi ai./tvklan.al