U kap me makinë me targa të vjedhura. Dyshime për ngjarje kriminale

Armando Sulejmani i njohur ndryshe si “Çipuri” i Vlorës, është arrestuar në Durrës nga policia pasi lëvizte me automjet me targa të vjedhura.

45-vjeçari u vu në pranga në zonën e Spitallës, aty ku policia i bëri thirrje për të ndaluar, por ai refuzoi t’i bindej urdhrit.

Pasi iu vunë në ndjekje, policia mundi të arrestojë Armando Sulejmanin, i cili lëvizte me makinë me targa të vjedhura, automjet ky që dyshohet se do përdorej në ngjarje kriminale.

Bëhet fjalë për këtë “Mercedes-Benz” që shihni në pamje, i cili kishte të montuar targat e një automjeti “Land Rover” të vjedhur në Tiranë në nëntor të 2023. Ndërkohë targat origjinale të makinës që lëvizte “Çipuri” u gjetën bagazh.

Automjeti tip “Benz” rezulton në pronësi të Lorenc Zenelit, një 26-vjeçar i shpallur në kërkim nga policia, që dyshohet se është bashkëpunëtor në vjedhjen e targave së bashku me Sulejmanin.

Ky i fundit është një personazh i njohur për policinë. 45-vjeçari ka qenë anëtar i bandës së Gaxhait në Vlorë, si dhe rezulton i dënuar për vrasje në vitin 2002.

Emri i Çipurit është lakuar në shumë ngjarje kriminale në qytetin e Vlorës por jo vetëm. Sakaq ai ka qenë shënjestër e disa e atentateve më i fundit në 2019, ku mbetën të vrarë kunati dhe shoku i tij.

Tv Klan