Policia franceze ka arrestuar sot kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai është arrestuar në bazë të urdhërarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

Haradinaj ndodhet në një burg në Francë, ndërkohë që autoritetet franceze kanë njoftuar ato kosovare për arrestimin e tij.

Ai është arrestuar në pjesën franceze të aeroportit të Baselit.

Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar familja Haradinaj, duke theksuar se ai është duke u mbajtur nga autoritetet franceze.

Haradinaj është arrestuar mbi bazën e një fletëarresti të vitit 2004 të lëshuar nga shteti serb, pak a shumë ngjashëm siç ishte ndaluar edhe nga autoritetet sllovene në vitin 2015.

Arrestimin e Haradinajt e kanë raportuar edhe mediat në Serbi./Klan Kosova