Autoritetet holandeze konfirmojë ndalimin e të dënuarit me burgim të përjetshëm Arben Frroku.

Sipas burimeve të Televizionit Klan, ai është ndaluar para pak ditësh me dokumenta greke, me identitetin e shtetasit Renato Xhepa. Por autoritetet vendase dyshojnë se ky është pikërisht i kërkuari i drejtësisë shqiptare, për vrasjen e ish – Kryekomisarit Dritan Lamaj, më 24 Shkurt të vitit 2013.

Të njëjtat burime thanë se, ai është ndaluar në provincën Shiphol, ku ndodhet dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Amsterdamit dhe është akuzuar për vënie në përdorim të dokumentave dhe identiteteve të falsifikuara.

Pas deklaratës së ish – Kryeministrit Sali Berisha në parlament, se Frroku ishte arrestuar në Holandë, Policia Shqiptare ka kërkuar informacion nga Zyra Qëndrore Interpolit dhe Europolit për këtë çështje.

Fillimisht Zyra e Interpolit ka sjellë një përgjigje negative, ndërsa këtë të enjte, zyrtarisht është dhënë informacion për ndaliminin e shtetasit Renato Xhepa, i dyshuar se është Arben Frroku.

Të njëjtat burime thanë se, pas këtij konfirmimi do të ndiqen të gjitha procedurat ligjore, në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Përgjithshme, për sqarimin e dyshimeve të autoriteteve belge dhe në rast konfirmimi, ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Arben Frroku u dënua me burgim të përjetshëm të formës së prerë nga Gjykata e Apelit më datë 29 Qershor 2015, por pas këtij vendimi u konstatua largimi i tij nga Shqipëria.

Kur Gjykata e Apelit dha vendimin për të rrëzuar Gjykatën e Shkallës së Parë, që dha pafajësi për Frrokun, ky i fundit ishte larguar nga Shqipëria prej 10 ditësh, më 19 Qershor 2015, pa lënë asnjë gjurmë.

Biznesmeni u shpall në kërkim ndërkombëtar 2 ditë pas dënimit me burgim të përjetshëm.

ARKIVA


Arben Frroku shpallet në kërkim ndërkombëtar

Largimi i Arben Frrokut 10 ditë para vendimit të Gjykatës

Tv Klan