Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi kërkohet nga autoritetet shqiptare për vrasje të mbetur në tentativë.

Në pranga ka rënë M.S. 34 vjeç, ndaj të cilit ka masë sigurimi arrest në burg në mungesë nga Gjykata e Dibrës.

34-vjeçari u arrestua falë shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Roma.

Ka qenë pala shqiptare që ka informuar autoritetet italiane për vendin ku po fshihej 34-vjeçari. Pas arrestimit, ai u ekstradua në Shqipëri ku do të përballet me procesin gjyqësor ndaj tij.

34-vjeçari akuzohet për vrasje me dashje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Më 15 Mars 2019, ai plagosi me armë qytetarin me iniciale M.O. pranë Urës së Cerenecit në Dibër.  /tvklan.al