Autoritetet greke kanë arrestuar një shqiptar të dyshuar si pjesëmarrës në organizatën terroriste të ISIS.

Ai u kap në Kakavije ditën e hënë duke udhëtuar me autobusin e linjës drejt Athinës. Sipas mediave greke, shqiptari është nga Berati, ndërsa emri i tij nuk është bërë publik. Dyshohet se destinacioni i tij ka qenë në Pire.

Shqiptari ka qenë në listën e terroristëve të dyshuar. Për disa vite, ai ka qenë në Lindjen e Mesme dhe në Turqi si pjesë e organizatave terroriste.

/tvklan.al