Policia e Kosovës ka arrestuar një ish – prift katolik, me kërkesë të autoriteteve Britanike, pasi akuzohet për abuzim seksual me fëmijë.

Ish – prifti Lawrence Soper, dyshohet se gjatë viteve 1991 – 2000, në kohën kur shërbente si prift katolik në Kishën Ealing Abbey në Londër, kishte abuzuar me fëmijët.

Ai ishte arrestuar në vitin 2010, për t’u liruar më pas me kusht dhe nuk ishte paraqitur më kurrë në polici.

Për këtë arsye, policia britanike kishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar në vitin 2012.

Siç shkruan

Zëri i Amerikës

policia në Kosovë nuk ka dhënë detaje rreth arrestimit apo rreth procesit të dorëzimit të tij.

Soper mësohet se kishte jetuar një kohë në Itali dhe më pastaj ishte vendosur prej disa vitesh në qytetin e Pejës. /tvklan.al