Një 23-vjeçar i shpallur në kërkim nga Gjermania i akuzuar për vrasje është arrestuar në Tiranë.

Shkëlqim Kastrati u ndalua në një banesë të marrë me qira në Rrugën e Durrësit nga një mik i tij, i cili gjithashtu u vu në pranga.

Gjatë kontrollit në banesë u gjet edhe një 38-vjeçar nga Shëngjergji i Tiranës i dënuar më parë për shitje të drogave të forta në Zvicër.

Në shtëpinë e marrë me qira u gjet një pistoletë pa leje dhe një sasi e vogël kanabis.

Tv Klan