Policia Kufitare e Rinasit, pas një hetimi 2-mujor ka arrestuar në flagrancë një 56-vjeçar. Po ashtu bëhet me dje se është sekuestruar një sasi prej 4 kg e 660 gr e dyshuar si flori, pa dokumentacionin përkatës.

Operacioni  i koduar “Lingota” ka goditur rast të tentativës së kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë dhe në përfundim të tij është bërë arrestimi në flagrancë Astrit Llozhi, 56 vjeç, banues në Tiranë.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas do të transportonte nga Shqipëria drejt Turqisë, një sasi floriri të dyshuar kontrabandë, shërbimet e Komisariatit Rinas kanë koordinuar veprimet dhe kanë përzgjedhur për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, shtetasin e dyshuar”, njofton Policia.

Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën personale të A.Ll, i cili do udhëtonte drejt Turqisë iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale tre lingota të dyshuara floriri, me peshë 4 kg e 660 gr, pa licencën përkatëse./tvklan.al