Policia Kufitare e Rinasit ka arresuar në flagrancë një shtetase, e cila sillte mallra kontrabandë

E ndaluara është Kadrie Muskurti, 57 vjeç, banuese në Tiranë, mbi të cilën rëndon vepra penale “Kontrabandë me mallra të tjera”.

Arrestimi i saj u bë për arsye se më datë 22.02.2016, pasi ka përfunduar kontrollin e bagazheve në zonën doganore në kundërshtim me urdhërin e punonjësit doganor, ka nxjerrë 3 valixhe dhe një çantë, pa kryer procedurat doganore për zhdoganimin e mallrave që ndodheshin në to.

Gjatë kontrollit të këtyre bagazheve u gjetën 5 pako me barna mjekësore Padanol, disa veshje të ndryshme, vajra bimor dhe parfume, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë,  për veprime të mëtejshme./tvklan.al