Arrestohet në Selenicë i arratisuri nga burgu në Itali

Posta

Arrestohet në Selenicë i arratisuri nga burgu në Itali

13:45 16/10/2019

Tesi Basho i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 2 prostitutave

Një 38-vjeçar i dënuar për vrasje të dyfishtë në Itali dhe i shpallur në kërkim pas arratisjes nga një burg i Italisë, është vënë në pranga në Selenicë të Vlorës.

Tesi Basho, i njohur ndryshe me emrin Tesilvan nga Selenica, është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 2 vajzave në Torino, në vitin 2008, të cilat i shfrytëzonte për prostitucion. Pas 8 vitesh, ai ka mundur të arratiset nga burgu i Rebbias, në kryeqytetin italian.

Ai së bashku me dy shqiptarë të tjerë përdorën çarçafët dhe shkopinjtë e fshesave për të kapërcyer rrethimin e burgut. Basho kishte mundur t’i shpëtonte aksionit të policisë dhe që prej asaj kohe dyshohet se jetonte i fshehur në Shqipëri.

Gjatë aksionit në Selenicë, forcat RENEA arrestuan edhe vëllain e 38-vjeçarit, Satilno Bashon, pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte lëshuar një urdhër arresti për gjobëvënie.

“Të dy vëllezërit dyshohet se në janar të vitit 2017, nëpërmjet dhunës, kanë kërcënuar për dhënie pasurie rreth 100 000 euro një shtetas. Gjithashtu, këta shtetas dyshohen edhe për kryerje të veprave të tjera penale në fushën e krimeve ndaj personit dhe të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.”

Për arrestimin e vëllezërve Basho janë angazhuar forca speciale në Policinë e Shteti dhe gjatë operacionit janë sekuestruar 4 kallashnikovë, një pistoletë, kallëp me lëndë eksplozive, jelek antiplumb, 10 kg lëndë narkotike, si dhe radio-marrëse policie dhe jelekë antiplumb.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi