Është arrestuar në Tiranë një prej muxhahedinëve iranianë të strehuar në Shqipëri. Ajo është një femër dhe arrestimi është bërë nga interpoli pasi dyshohet se ka qenë e përfshirë në atentatin me shpërthim bombe në selinë e Partisë Republikës Islamike në Teheran në vitin 1981. Lajmi bëhet publik nga Agjencia e Lajmeve Tasnim që citon një nga zëdhënësit e policisë iraniane. Policia shqiptare nuk ka dhënë ende një reagim për këtë çështje. Sipas të njëjtit burim, gruaja, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, ka qenë e shënjuar në listën e Interpolit, dhe për të kishte një urdhër ndalimi ndërkombëtar me qëllim ekstradimin për të vuajtur në vendin e saj dënimin për një krim të kryer.

Më 28 Qershor 1981, një bombë e fuqishme shpërtheu në selinë e Partisë Islamike të Iranit Republikës në Teheran, ndërsa anëtarët ishin duke mbajtur një takim. 72 zyrtarë mbetën të vrarë, mes të cilëve 4 ministra, 27 anëtarë të parlamentit dhe shumë zyrtarë të lartë të qeverisë. Akti u morr përsipër nga grupi opozitar MKO që për Iranin është shpallur një organizatë terroriste. 1986-ën shumica e tyre shkuan në Irak dhe tashmë edhe aty janë të padëshiruar një pjesë janë marrë përsipër për t’u strehuar nga qeveria shqiptare. Nuk dihet ende nëse do të bëhet ekstradimi i gruas së arrestuar.

Tv Klan