Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar sot nga policia në rrethin e Matit.

Edmond Liçi, 34 vjeç, banues në Burrel është ndaluar nga uniformat blu, sepse ndaj tij, Gjykata e Apelit në Milano, Itali, ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për veprën penale “Organizatë kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike”.

Ndalimi i Liçit, është bërë për qëllim ekstradimi në shtetin italian, ku ai rezulton i dënuar me 10 vite burgim./tvklan.al