Policia Kufitare ka parandaluar një tentativë për trafikim të drogave të forta, ndërsa në pranga ka rënë 59- vjeçar nga Berati.

Sipas Policisë, shtetasi me inicialet B.R., 59 vjeç ka tentuar të kalojë heroinë drejt shtetit grek duke përfituar nga fluksi në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë.

Pas verifikimeve dhe kontrollit të ushtruar në automjet, nga punonjësit e Policisë Kufitare, në çantën e tij personale u gjetën dy pako me lëndë të dyshuar narkotike heroinë, me peshë totale 555 gramë. /tvklan.al