Shqiptarët kontrollojnë krahas trafikut të njerëzve edhe tregun e kokainës

Banda ka arritur të fusë kontrabandë emigrantë në territorin britanik të qindra personave përmes kanalit të La Manche të fshehur në furgona dhe kamionë kundrejt një pagese deri në 25,000 Paund për person.

Operacioni për arrestimin e trafikantëve shqiptarë është kryer në vendndodhje të ndryshme në Jug të Londrës, Surrey, Oxfordshire dhe Hartlepool nga Agjencia Kombëtare e Krimit operacion në të cilin u përfshinë më shumë se 100 oficerë policie.

Përveç akuzës për trafikimin e emigrantëve të paligjshëm ata akuzohen edhe për posedim të dokumenteve të rreme të identitetit dhe vepra penale të pastrimit të parave.

Hetuesit britanikë mendojnë se kontrabandistët e dyshuar besohet të kenë kontakte në Francë, Gjermani, Holandë dhe Poloni, përdorën kamionë dhe punësuan furgonë për të lëvizur njerëzit në Mbreterinë e Bashkuar nga Franca veriore.

Rreth 30O,000 Paund u sekuestruan në banesat e trafikantëve megjithëse por agjencia britanike kundër krimit të organizuar ka deklaruar se shkalla e aktiviteteve të bandës përfshin qindra mijëra Paund të xhiro para që janë investuar edhe në Shqipëri.

Zyrtarët policorë britanikë besojnë se grupet shqiptare të krimit të organizuar kontrollojnë tregun e paligjshëm të kokainës në pothuajse çdo qytet të madh në këtë vend, si dhe janë përfshirë në aktivitete të tjera kriminale përveç trafikimit të njerëzve.

Klan News