Një qytetar nga Maqedonia e veriut është vënë në pranga në kufi pasi iu gjetën mbi 17 mijë euro të cilat nuk i kishte deklaruar.

Mësohet se i riu Zoran Nikolikj, 34 vjeç, u vu në pranga në doganën e Qafë Thanës.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, në një çantë, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 17.770 Euro, sasi të cilën ky shtetas nuk e kishte deklaruar”.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec./tvklan.al