Arrestohet një tjetër i kërkuar nga operacioni “Vol-Vo 4” – TV KLAN

Arrestohet një tjetër i kërkuar nga operacioni “Vol-Vo 4”

Foto ilustrim

Policia ka arrestuar një tjetër person të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Vol-Vo 4” të zhvilluar më 22 Tetor 2018. I arrestuari është M. Zeqiri, i cili u kap në Sukth të Durrësit.

36-vjeçari, pjesë e bandës së Avdylajve, ka qenë i shpallur në kërkim pasi ndaj tij Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur arrest në burg në mungesë. Ai akuzohet për prodhim dhe shitje narkotikësh, trafik droge, grup i strukturuar kriminal dhe pastrim parash./tvklan.al

Kategori
KronikeLajmet KryesoreTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione