Policia e Tiranës ka mundur që të arrestojë një 68-vjeçar që kërkohej nga autoritetet e drejtësisë. Mësohet se është vënë në pranga Osman Aruçi. Arrestimi i tij është bërë pasi, është dënuar nga Gjykata e Apelit me 3 vite e 8 muaj burg për veprën penale prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë ekzekutimin e vendimit penal për shtetasin në kërkim Osman Aruçi, 68 vjeç, i kapur nga shërbimet e Komisariatit Nr.4 pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 3 vite e 8 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve””, thuhet në njoftimin e policisë./tvklan.al