Një vit pas vrasjes së Valter Fierzës në fshatin Hot i Ri në Shkodër, vihet në pranga autori. Është arrestuar 21 vjecari Luçjan Mëhilli i cili ishte në arrati prej një viti. Sipas bluve, i riu qëlloi me armë zjarri në drejtim të 33 vjeçarit duke e lënë atë të vdekur. Numri i të arrestuarve për këtë ngjarje ka shkuar në 4 ku veç Mëhillit dhe vëllezërve të tij pak ditë më parë u arrestua edhe një tjetër person i cili akuzohet se nuk ka bashkëpunuar me autoritetet për të treguar vendndodhjen e 21 vjeçarit.

Valter Fierza u vra pas një konlfikti në lokalin e fshatit Hot i Ri. 33 vjeçari ndërhyri pasi në sherr u përfshi vëllai i tij me një grup të rinjsh. Pak pas sherrit ishte 21 vjeçari i cili shkoi në banesë dhe mori armën të cilën e shkrepi në drejtim të Fierzës. Ky i fundit u gjet i pajetë nga familjarët jashte ambienteve të lokalit ndërsa u mësua në atë kohë se i gjithë konflikti erdhi për shkak të parkimit të një makine.

Klan News