Një 24 – vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës, pasi u kap me armë zjarri dhe municione pa leje, të cilat dyshohet se do t’i trafikonte në Greqi.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se i arrestuari është Armando Begolli, banues në fshatin Menkulas të Devollit.

Arrestimi i tij, u bë pas një hetimi dy mujor të kryer duke përdorur metoda speciale, si edhe nga një punë e mirëorganizuar.

Në cilësinë e provës materiale, 24 – vjeçarit iu gjet një armë zjarri tip “Kallashnikov” model 56, si edhe 30 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Mbi të ndaluarin rëndon akuza për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”,“Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”./tvklan.al