“Thoma Tontonozi mori rryshfet”

SPAK në bashkëpunim me Policinë e Korçës kanë arrestuar drejtorin e Tatimeve të këtij qarku.

Në pranga ka rënë Thoma Tontonozi, së bashku me vartësin e tij, Stjuart Bardhoshi.

Pas hetimeve të bëra nga SPAK, ka rezultuar se drejtori i Tatimeve në Korçës Thoma Tontonozi së bashku me Stjuart Bardhoshin, kanë marrë rryshfet duke pranuar të mos ushtrojnë kontrolle në disa biznese të Korçës.

Nga hetimet e kryera nëpërmjet disa përgjimeve është zbuluar skema e korrupsionit në Drejtorinë e Tatimeve Korçës.

Pas një muaji hetime, SPAK ka ngritur akuzën e korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, ndaj 58-vjeçarit dhe specialistit Bardhoshi, 39 vjeç.

Thoma Tontonozi është arrestuar në Korçë, ndërsa më pas do të transferohet në Tiranë, ku do të jetë Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që do të japë masën e sigurisë.

Tv Klan