Policia braziliane arrestoi ish – Presidentin Luis Inasio Lula da Silva, në kuadër të një hetimi të gjerë për korrupsion në kompaninë shtetërore të naftës “PetroBras”. Policët bastisën në orët e para të mëngjesit shtëpinë e tij në San Bernardo, pranë San Paolo dhe Lula Da Silva u mor në pyetje.

Forcat e rendit mësynë edhe në selinë e institutit të ish – Presidentit brazilian, si dhe bënë kontrolle në apartamentin e njërit prej djemve të tij, Fabio Luis.

Një nga pikat e hetimeve është se kompanitë e ndërtimit, në shenjestër të operacionit të policisë mund të kenë favorizuar Lula Da Silvan për zhvillimin e fermës së tij dhe shtëpinë buzë detit.

Në kuadër të hetimit të njohur si “Lavazhi” janë lëshuar 33 mandat arreste dhe 11 dënime, të akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash në kompaninë shtetërore të naftës “Petrobras”.

Dhjetëra zyrtarë dhe politikanë janë arrestuar apo janë nën hetim, për kontrata të dyshuara me Petrobras, paratë e të cilave janë përdorur për të paguar rryshfete politike.

Ish – Presidenti i Brazilit, nga Partia e Punëtoreve kreu dy mandate dhe e la detyrën në vitin 2011 dhe pasuesja e tij është Dilma Rusef, e mbrojtura politike.

Lula da Silva e udhëhoqi Drazilin drejt rritjes se shpejtë ekonomike dhe i është atribuar nxjerrja e miliona njerëzve nga varfëria.

Tv Klan