Mori ryshfet nga një drejtues mjeti

Një efektiv i Policisë Rrugore të Tiranës është arrestuar nga Shërbimi për Çështje të Brendshme dhe Ankesa.

54-vjeçari Zyber Halili, efektiv pranë Komisariatit të Qarkullimit Rrugor akuzohet “Korrupsion pasiv” dhe “Shpërdorim detyre”.

Ai ka marrë ryshfet nga një drejtues mjeti i cili u procedua në gjendje të lirë për “korrupsion aktiv” së bashku me një pasagjer për “moskallëzim krimi”.

Tv Klan