Baliç akuzohet për ngacmim seksual

Policia e Kosovës ka arrestuar ish ministrin e Shëndetësisë, Numan Baliç, nën dyshimin se është përfshirë sërish në një skandal seksual. Sipas raportit 24 orësh të policisë ku nuk është publikuar identiteti, një person është dërguar në mbajtje për 48 orë pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar seksualisht viktimën femër.

Ai dyshohet se ishte në vendin e tij të punës gjersa ka ngacmuar një grua, e cila ndodhej në spitalin e Pejës. Duke mos zbuluar identitetin edhe prokuroria në Pejë ka konfirmuar se është arrestuar një person nën dyshimin për sulm seksual ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Ish-ministri Baliç edhe kohë më parë ishte i akuzuar për ngacmim seksual ndaj një praktikanteje në spitalin ku punon, por më vonë ishte liruar nga këto akuza.

Numan Baliç edhe në qeverinë e parë të pasluftës ishte ministër i Shëndetësisë në vitet 2002-2003 dhe ishte shkarkuar pasi që në atë kohë raportohej se nuk i ka respektuar rregulloret e punës.

Tv Klan