Arrestohet për trafik droge vëllai i shefit të Qarkullimit në Dibër


Arrestohet për trafik droge vëllai i shefit të Qarkullimit në Dibër

15:35 18/01/2020

Robert Aga pezullohet nga drejtori i policisë, Ardi Veliu

Arrestohet për trafik droge vëllai i shefit të Policisë së Qarkullimit Rrugor në Dibër. Kjo ka sjellë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të Robert Agës, vendim që është marrë nga drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu.  

Vëllai i tij, Pajtim Aga u arrestua për trafik droge. Uniformat blu kanë zhvilluar një operacion të koduar “Tranzit” të shtrirë në 5 qytete, ku  përveç 51-vjeçarit Aga, janë vënë në pranga edhe 6 persona të tjerë. Sipas policisë të arrestuarit, trafikonin kanabis në formë çokollate nga Greqia në Shqipëri.

Robert Aga

Lënda narkotike kalonte përmes pikës kufitare të Konispolit dhe grumbullohej në Gjirokastër. Më pas lënda narkotike transportohej në qytetin e Tiranës, për t’u nisur më vonë në një qytet në veri të vendit dhe për t’u trafikuar jashtë Shqipërisë.

Gjatë operacionit u sekuestruan 32.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa në formë çokollate, 6 aparate celulare dhe 2 automjete.

Ish-shefi i qarkullimit të policisë në Dibër, Robert Aga doli në përgjimet e të përditshmes gjermane “Bild”, teksa fliste me ish-ministrin Tahiri dhe disa deputetë të qarkut të Dibrës ku i kërkonte një pozicion më të mirë pune pas angazhimit në zgjedhje.

Tv Klan

Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi