tropoje

Kreu i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Tropojë, Rustem Gjonaj u arrestua nga policia për vjedhje të energjisë elektrike dhe një dëm prej miliona lekësh shkaktuar arkës së shtetit.

Task – Forca e ngritur kundër vjedhjes së energjisë ka konstatuar se kreu i OSHEE – se së Tropojës ka përfituar energji me lidhje të paligjshme.

Dy ditë më parë, Partia Demokratike bëri publike një faturë sipas së cilës ai kishte mbi 16 milionë lekë fatura të papaguara të energjisë elektrike.

Me ndalimin e tij, shkon në 4 numri i drejtorëve apo ish – drejtorëve të OSHEE – së të arrestuar për vjedhjen e energjisë, që nga nisja e operacionit të Operatorit të Shpërndarjes dhe Policisë së Shtetit.

Me 27 Nëntor u vu në pranga për këtë akuzë drejtori i OSHEE-së në Mallkastër, Arben Myftaraj.

Ndërsa një ditë më pas policia arrestoi drejtorin e OSHEE në Lushnje, Dine Aliaj, pasi iu gjetën dy lidhje të paligjshme, një për banesën dhe një për një lokal në pronësi të tij.

Këto dy arrestime u pasuan me ndalimin në 29 Nëntor të kreut të OSHEE në Has, Sulejman Brati, ndaj të cilit u dha masa e arrestit me burg.

Arrestimi i drejtorit te OSHEE – së së Tropojes vjen tre ditë pas dorëheqjes së Administratorit të Përgjithshëm të Operatorit, Arben Seferaj, i cili sqaroi se vendimi kishte të bënte me arsye familjare.

Tv Klan