Policia ndaloi presidentin e klubit të futbollit Kastrioti, Alban Vogli, i cili kanosi dhe dhunoi barbarisht gazetarin sportiv Eduard Ilnica mbrëmjen e së hënës. Nga Spitali i Politraumës ku mori ndidhmën e parë mjekësore dhe po trajtohet aktualisht gazetari rrëfen momentin kur u sulmua nga 29 vjeçari Vogli dhe një grup personash që e shoqëronin në rrugën Muhamet Gjollesha.

gazetari 2

Eduard Ilnica , Gazetar: “

Sapo dal nga lokali më me ndalon Alban Vogli, i cili më godet befasisht dhe tenton të më fushë në makinë, përpiqem të largohem dhe pastaj vijnë edhe 5 persona që më godasin. Jam mbajtur fort te një makinë tjetër, pasi donim të më fusin në makinë. Qëndroj për disa sekonda kur e kuptova që nuk po më godisinin më, pasi ishin larguar, duke më marrë telefonin dhe çelësin e makinës.”

I tronditur dhe me hematoma në fytyrë gazetari Ilnica mendon se dhunimi i tij u bë për shkak të një shkrimi të tij rreth dhunës në fund të takimit Korabi – Kastrioti i zhvilluar të shtunën në Peshkopi.

Eduard Ilnica , Gazetar: “Mendoj se është për shkak të detyrës për një shkrim të bërë nga unë, pasi nuk e kam njohur personalisht këtë person.”

Presidenti 29 vjeçar i Kastriotit Alban Vogli dyshohet se ka qenë protagonist edhe në incidentet e dhunshme pas takimit Korabi-Kastrioti. Ndaj tij tashmë rëndojnë akuzat Plagosje e rëndë me dashje, Goditje për shkak të detyrës dhe Heqje e paligshme e lirisë.

Tv Klan