Një punonjës policie në Laç është arrestuar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat pasi ndaj tij është bërë kallëzim për dhunë.

Polici me iniciale N.Gj. 53 vjeç u denoncua nga bashkëshortja e tij dhe djali për dhunë në familje.

Pas marrjes së denoncimit, SHÇBA nisi verifikimet dhe administroi raportin mjeko-ligjor për dhunën e ushtruar ndaj gruas dhe djalit të policit.

Gjithashtu, SHÇBA i kërkoi Gjykatës së Kurbinit që të nxjerrë edhe urdhër-mbrojtje për të dy anëtarët e familjes. /tvklan.al