Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamed Rumullaku ka miratuar propozimin e Drejtorisë së Standardeve Profesionale për përjashtimin e menjëherëshëm nga radhët e uniformave blu efektiven me inicialet S.K, me detyrë në Komisariatin e Rinasit.

Përjashtimi i kësaj punonjëseje u bë pasi gjatë inspektimit të bërë u konstatua se një automjet i shpallur “Alert”, ishte hequr nga sistemi në mënyrë të kundërligjshme.

Po nga verifikimet e kryera nga gupi i inspektimit i Drejtorisë së Policisë Rrugore dyshohet se automjeti është hequr nga sistemi, nga efektivja 29-vjeçare.

Nderkohë që AMP ka bërë ndalimin e kësaj punonjëseje policie, për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”.

Tv Klan