Tashmë reperi i njohur R Kelly nuk i shpëton dot burgut. Akuzat e grave dhe vajzave, me të cilat 50-vjeçari kishte abuzuar seksualisht me to, janë vërtetuar. Kanë qenë miqtë e tij të cilët i kanë dorëzuar policisë rreth 20 video të këngëtarit, në të cilat shihet teksa kryen marrëdhënie me vajzat para dy dekadash, kur ato kanë qenë nën 18 vjeç.

Nuk dihet sesi kanë rënë në duart e miqve këto kaseta, mirëpo këngëtari ka qenë në dijeni se disa prej filmime të koleksionit të tij mungonin.

Në fakt ky arrestim i ka ardhur papritur R Kelly, pasi mësohet se ai në vitin 2001 kishte paguar me milionë dollarë vetëm që këto videokaseta të mos publikoheshin, madje kishte bindur edhe personat që kryenin marrëdhënie më të miturat, që të mos tregonin. Ai i dhuronte makina luksoze, si dhe i financonte me para për një periudhë kohe.

Tashmë ai ndodhet pas hekurave, ndërsa prokurorët janë shprehur se videokasetat ishin prova që po kërkonin prej shumë kohësh. Ndërkohë avokati i tij ka kërkuar lirimin me kusht, pasi sipas tij Kelly nuk përbën rrezik dhe nuk ka ndërmend të arratiset.

Klan Plus