Një aktivist i lëvizje “Vetëvendosja”, është arrestuar sot në Kosovë. Bëhet fjalë për Sekretarin e Marrëdhënieve me Jashtë të Lëvizjes, Boiken Abazi, i cili është shtetas shqiptar.

Lajmi e ka bërë të ditur vetë lëvizja e cila në rrejtin socila facebook ka shkruar se: “Sot, rreth orës 13:30, tre policë civilë kanë arrestuar Boiken Abazi, i cili është arrestuar në një lokal, afër zyrave të Lëvizjes” “Edhe ky arrestim është bërë prej njerëzve pa uniformë, pa treguar fletarrest apo ndonjë urdhër zyrtar, edhe pse Boiken Abazi ka kërkuar të shohë ndonjë dokument prej policëve”, shkruhet në deklaratën e “Vetëvendosjes”.

 

Ndërkohë që sërisht në profilin e saj zytar në Facebook ,  “Vetëvendosja” akuzon policinë e Kosovës se ka depotuar pa të drejtë në Shqipëri Abazin, ndërsa kjo e fundit e cilëson hyrjen e tij në Kosovë si ilegale, sepse Sekertari i Marrëdhënieve me Jashtë figuron se ka dalë prej Kosovës në datën 03.02.2016 dhe nuk ka të dhëna për hyrje të ligjshme në Kosovë./tvklan.al