Ilir Boriçi, një 42-vjeçar i njohur si “i forti” i Fierit ka përfunduar në prangat e autoriteteve policore. Ai u arrestua në një operacion të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe efektivëve të policisë së Fierit. Gjatë kontrollit në lokalin në lagjen “8 Shkurti”, Boriçit iu gjetën 2 pistoleta dhe një shpatë.

42-vjeçari është pjesë e grupit të quajtur “Boriçët”, me precedentë kriminalë kryesisht në fushën e krimeve kundër personit.

Boriçi është arrestuar nga policia 5 herë për veprat penale “Tentativë vrasje”, “Kanosje”, “Shkatërrim prone” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Aktualisht ai ishte në masën “Detyrim paraqitje” për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, “Kanosje” dhe “Shkatërrim prone”.

/tvklan.al