Është identifikuar dhe arrestuar drejtuesi i mjetit i cili mbrëmjen e djeshme, aksidentoi për vdekje një këmbësor.

Policia në një njoftim për mediat bën me dije se në pranga ka rënë E.J. 22 vjeç, banues në fshatin Rëmenj, Pogradec.

Më tej sqarohet se 22-vjeçari akuzohen për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Një natë më parë i riu mësohet se ka përplasur për vdekje këmbësorin P.Gj, në fshatin Buçimas, Pogradec, duke drejtuar mjetin e tij “Benz” dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Tashmë për të riun ka nisur një hetim Prokuroria dhe ai do të përballet me akuzat në gjykatë. /tvklan.al