Fier | Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasen B. M., 25 vjeçe, banuese në Fier, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “BMW” në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al